#UnëMbrojFëmijët

Në kuadër të Planit të Mobilizimit Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve bashkë me partnerët organizuan aktivitetin sensibilizues dhe informues për mbrojtjen e fëmijëve.

Autobusi i branduar #UnëMbrojFëmijët filloi itinerarin e tij me datë 12 Prill 2016 në qytetin e Lushnjës.

Fëmijët dhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, profesionistët, qytetarët ishin fokusi i këtij aktiviteti, i cili u përshëndet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi, nga përfaqësuesi i UNDP-së në Shqipëri Z. Brian Williams, Ambasador i Zvicrës në Shqipëri Z. Christophe Graph si dhe Z. Toni Gogu, Drejtor i World Vision.
Përmes një atmosfere festive, në Lushnje u shpërndanë materiale sensibilizuese mbi mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës si dhe informacione mbi rolin dhe përgjegjësinë e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.