#UneMbrojFemijet

Më datë 26 prill 2016 autobusi #unëmbrojfëmijët ndaloi në Elbasan. Në një aktivitet të zhvilluar në qendrën e qytetit, ishin vendosur shumë stenda informuese ku morën pjesë shumë fëmijë, prindër e profesionistë të cilët punojnë për mbrojtjen e fëmijëve. Në këtë bashki u prezantua puna e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijës dhe rrjetit që ofron shërbime në mbrojtje të fëmijëve. Gjithashtu, me praninë e Ministrit Z.Klosi, Kryetarit të Bashkisë Z. Sejdini dhe institucioneve të tjera u organizua një takim me prindër dhe fëmijë në qendrën “Shpresë për të ardhmen”. Në takim u theksua roli i rëndësishëm i familjes dhe u ndanë informacione dhe histori suksesi të menaxhimit të fëmijëve në situatë rruge.