#‎UneMbrojFemijet në Kuçovë

“Stop dhunës ndaj fëmijëve në familje, shkollë dhe komunitet”. “Dhuna gjeneron dhunë”. “Politika më të mira për të mbrojtur fëmijët nga dhuna”. Këto ishin disa nga mesazhet kryesore, të fëmijëve dhe të rinjve nga Kuçova, të theksuara gjatë seancës së konsultimit për çështjet që lidhen me dhunën ndaj fëmijëve. Angazhimi i fëmijëve, marrja e mendimeve dhe ekspertizes së tyre për çështjet që i shqetësojnë vetë ata është një nga parimet kryesore të punës sonë.
Ky aktivitet u organizua me datë 16 Mars 2016 nga Save the Children in Albania në kuadër të Planit të Mobilizimit për mbrojtjen e fëmijëve ndaj cdo formë e dhunës.