#‎UneMbrojFemijet

Fëmijë, prindër, mësues e titullarë të institucioneve ishin në Lezhë me datë 22 Prill 2016 për të theksuar se sa e rëndësishme është që fëmijëria të jetë e lumtur e pa dhunë. Ata na treguan se vetë ata janë pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së tyre. Kur ata janë të ndërgjegjshëm mbi format e dhunës dhe njohin institucionet mund të bëhen faktorë të rëndësishëm parandalimi dhe mbrojtjeje. Dhuna, qoftë ajo trupore, emocionale, psikologjike, online etj, e dëmton rëndë fëmijën. Fëmijet treguan përmes një shfaqjeje në skenë, sesi e duan ata sistemin mbrojtës. Përmes teatrit social e poezive ata i rrëfyen të rriturve sesi duhet të punojë ky sistem.