#‎UnëMbrojFëmijët‬ në qytetin tim!
Faleminderit Lezhës që mirëpriti me datë 7 maj Planin e Mobilizimit #‎UnëMbrojFëmijët‬. Fëmijët ishin zëri kryesor i këtij aktiviteti, të cilit ju bashkua Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, institucionet vendore dhe partnerët. Përmes panairit dhe interpretimeve ata treguan se sa e dëmshme është dhuna, dhe e gjithë shoqëria duhet ndërgjegjësuar mbi parandalimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve. Falenderojmë Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Lezhë dhe të gjithë partnerët të cilët kontribuojnë në garantimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve.