#UnëMbrojFëmijët

Së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantuam në Durrës Aplikacionin e ri #UnëMbrojFëmijët, këtë mekanizëm të ri të parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve. Aplikacioni është një partneritet me UNICEF dhe ALO 116 111. Anonimati juaj do të ruhet. Ky aplikacion për momentin është në një periudhë testimi ndaj presim feedback nga të gjithë përdoruesit. Denoncimi juaj ndihmesë e madhe për fëmijët e sotëm dhe shoqërinë e nesërme. Gjithashtu, në këtë aktivitet u prezantua dhe nisma për të vendosur edhe në tekset shkollore manualet për ti njohur fëmijët me llojet e dhunës ndaj tyre. Faleminderit Ambasadores Vlahutin që iu bashkua planit tonë të sensibilizimit për të mbrojtur fëmijët. Faleminderit zv. Ministres së Arsimit znj. Nora Malaj që është në çdo qytet me ne, për të rritur sensibilizimin qytetar për mënyrën si mbrohen fëmijët. Bashkë do t’ia dalim të ngremë një sistem të plotë parandalues të dhunës ndaj fëmijëve.