#‎UnëMbrojFëmijët

Përçuam në Shkodër mesazhin sensibilizues UnëMbrojFëmijët, jo vetëm përmes stendave të shërbimeve për fëmijët, në pedonale. Panairi #UnëMbrojFëmijët tregoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë mes Bashkisë, Policisë, Institucioneve arsimore dhe organizatave që ofrojnë shërbime për fëmijët. Shkodra ka ngritur prej kohësh Njësinë e Mbrojtjes se Fëmijëve, e cila që prej prillit të këtij viti ka organizuar skuadra terreni për identifikimin edhe të fëmijëve në situatë rruge.
Etapa e dytë në Shkodër, ishte nje diskutim i hapur me studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit mbi Mbrojtjen e Fëmijëve, nevojat për ndryshime ligjore dhe për të patur profesionistë të mirë që punojnë me fëmijët. Faleminderit Bashkisë Shkodër për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Bashkë në mbrojtjen e fëmijëve, bashkë në mbrojtjen e së ardhmes.