#UnëMbrojFëmijët

Stacioni i rradhës #‎UnëMbrojFëmijët në qytetin tim ndaloi në Dibër. Pushteti vendor, ka rolin kryesor në reagimin e hershëm për të mbrojtur fëmijët. Falenderojmë Bashkinë Dibër, Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Dibër dhe partnerët të cilët iu bashkuan kësaj iniciative në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhimi.Të gjithë së bashku duhet të kontribojmë në garantimin e të drejtave të fëmijëve, që të gjithë fëmijët në vendin tonë, të mund të jetojnë fëmijërinë e tyre në mënyrë të sigurt e të lumtur. Falenderojmë fëmijët që janë një ndër zërat më të rëndësishme të kësaj iniciative dhe janë faktorë të rëndësishem për të sjellë ndryshimin.