12 Qershor – Dita Botërore kundër punës së fëmijëve 

Bashkohuni me ne në një Fushatë Sensibilizimi Qytetare

Fëmijët në situatë rruge janë ndër grupet më vulnerabël dhe shumë prej të drejtat e tyre janë shkelur. Ata jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpesh herë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Studimi Kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri mbështetur nga UNICEF, GFK, Save the children dhe Arsis ka sjell një sërë gjetjesh të rëndësishme mbi përmasat e fenomenit të fëmijëve në situatë rruge. Sipas  studimit, rreth 700 fëmijë jetojnë në situatë rruge vetëm në Tiranë, ndërsa mbi 2500 në të gjithë territorin e vendit tonë.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe një sërë organizatash, kanë ndërrmarrë një Nismë për fëmijët në situatë rruge, e cila synon mbrojtjen dhe përkujdesin e këtyre fëmijëve si dhe mbështetjen e familjeve të tyre.

Në kuadër të kësaj Nisme, më 12 Qershor 2014, në ditën ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me partnerë, do të organizojë një fushatë ndërgjegjësuese e cila do  të bazohet në punë ndërgjegjësimi të grupeve vullnetare, nëpër zonat më të nxehta në lidhje me punën e fëmijëve në situatë rruge në Tiranë. Puna ndërgjegjësuese do të konsistojë në ndërveprimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, komunikimit dhe shpërndarjen e fletushkave informative/ndërgjegjësuese.

Mesazhet e shpërndara do të synojnë të sensibilizojnë mbi fenomenin e fëmijëve në situatë rruge. Gjithashtu do të jepet mesazhi qytetarëve që duke i dhënë para fëmijëve që punojnë apo lypin në rrugë,  mendojnë se janë duke ndihmuar fëmijën, kur në fakt,  ata janë duke ushqyer një biznes të shfrytëzimit të fëmijëve për punë në rrugë.

Për këtë qëllim, do të vlerësonim pjesëmarrjen e vullnetarëve gjatë ditës 12 Qershor.

Grupet e vullnetarëve janë të lutur të paraqiten më datë 12, ora 9h00, në ambjentet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Flyer_2-1-1

 

Flyer_2-1-2