18 November – European Day on the protection of children against sexual exploitation and sexual abuse!!

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës miratoi 18 Nëntorin si Ditën Evropiane për Mbrojtjen e Fëmijëve Kundër Shfrytëzimit Seksual dhe Abuzimit Seksual. Kjo ditë është menduar për fëmijët dhe për të gjithë ata që ndërveprojnë me to, prindërit, profesionistët që punojnë me fëmijët duke përfshirë edukatorët, mësuesit, trajnerët sportivë, zbatuesit e ligjit, autoritetet lokale dhe rajonale, OJF- të si dhe sektori privat.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe nevoja për të parandaluar dhe eleminuar stigmatizimin e viktimave. E rëndësishme është dhe nevoja për të promovuar ratifikimin dhe zbatimin e Konventës Lanzarote, si një akt unik, që i detyron shtetet evropiane të kriminalizojnë të gjitha format e abuzimit seksual te fëmijët dhe mënyrat për ta luftuar atë.