Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre. Përveçse një ditë feste, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos shfrytëzimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen të Drejtave të Fëmijëve së bashku me Observatorin për të Drejtat Fëmijeve në partneritet me UNICEF Shqipëri organizoi aktivitetin Investojmë për fëmijët ! Sigurojmë të ardhmen ! në kuadër të 1 Qershorit me qëllim kryesor përforcimin e diskursit politik mbi rëndësinë e investimit në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës. Aktiviteti solli në vëmendje miratimin e Ligjit të ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017- 2020 dhe synoi të promovojë modelet pozitive të profesionistëve, me çmimet ‘’Punonjësi” dhe “Organizata” e Vitit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!