#‎UnëMbrojFëmijët‬

“Na mbroni sepse ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që të jetojmë të lumtur”, – thanë fëmijët në Dibër gjatë shfaqjes që kishin përgatitur me mbështetjen e World Vision. Përmes punimeve dhe interpretimeve, ata treguan se sa e dëmshme është dhuna, si dhe dhanë rekomandimet e tyre për përmirësimin e sistemit që i mbron. Në shfaqjen e organizuar nga grupi i mbrojtjes së fëmijëve ishin të pranishëm fëmijë, prindër dhe përfaqësues institucionesh.