Bashkë mund t’ia dalim!

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, zhvilluan një aktivitet me vullnetarët e angazhuar në fushatën ndërgjegjësuese ”Asnjë fëmijë në rrugë për punë dhe lypje”, më datë 9 janar në mjediset e Qendrës Rinore.

Qëllimi i aktivitetit ishte shpërndarja e çertifikatave për 107 vullnetarët të cilët kanë marrë pjesë  dhe janë angazhuar në Fushatën Ndërgjegjësuese  “Asnjë fëmijë në rrugë për punë dhe lypje!” të  zhvilluar në qytetin e Tiranës.

Kjo fushatë është organizuar për më shumë se një vit nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, në kuadër të Planit të Veprimit “ Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge.

Në aktivitet u mbajtën fjalë përshëndetëse nga Z.Blendi Klosi Ministër i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përfaqësues të institucioneve si: Znj. Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Znj. Besjona Dede Drejtore e Shërbimeve Sociale në Bashkinë Tiranë, përfaqësues të organizatave mbështetëse Terrre des Hommes, ARSIS si dhe disa nga vullnetarët pjesmarrës.