Në pritje të 1 Qershorit 2017…. #UneMbrojfemijet #InvestojmePerFemijet
Çmimi “Punonjësi i vitit për mbrojtjen e fëmijëve” dhe
“Organizata e vitit për Mbrojtjen e fëmijëve”

Ky çmim ka si qëllim të vlerësojë kontributin e jashtëzakonshëm që individë apo organizata japin për fëmijët, në mënyrë që ata të jetojnë të mbrojtur nga cdo formë e dhunës – duke promovuar shëmbuj pozitivë dhe frymëzues. Çmimi do të jepet çdo vit më 1 Qershor, duke shënuar kështu fillimin e një tradite vjetore.

Kriteret për Çmimin “PROFESIONISTI i VITIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËS”

1. Të jetë punonjës i njësisë së mbrojtjes së fëmijëve dhe të ketë me shumë se 5 vite eksperience pune.
2. Të ketë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi duke sjellë ndryshime në jetën e femijëve dhe familjeve.
3. Të ketë menaxhuar një numër të konsiderueshëm rastesh, duke zbatuar në mënyrë cilësore procedurat e menaxhimit të rastit.
4. Të jetë aktiv dhe të ketë bashkëpunuar me aktorë të sektorëve të ndryshëm publik, privat, donatorë, OJF dhe komunitetin për ndërgjegjësimin e publikut përsa i përket çështjeve të mbrojtje së fëmijëve.

Kriteret për Çmimin “OJF E VITIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE” (organizatë jo-fitimprurëse)
1. Të jetë OJF e regjistruar në Republikën e Shqipërisë prej më shumë se 5 vitesh.
2. Të ketë në fokus të punës të drejtat e fëmijëve dhe të jetë shquar në punën për mbrojtje të fëmijëve nga abuzimi, shfrytëzimi, dhuna, apo neglizhimi.
3. Të ketë ofruar mbështetje për komunitetin dhe të ketë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike dhe/ose ofruesve të shërbimeve për fëmijë.

Çmimi do të jetë pjesëmarrje në një trajnim në nivel ndërkombëtar i ofruar nga Childhub.org 
Kandidaturat mund të propozohen në adresën elona.halilosmani@femijet.gov.al deri në datën 25 maj 2017. Propozimi duhet të përmbajë një argumentim të shkurtër (max 150 fjalë) mbi kandidaturën e propozuar. Kandidaturat do të vlerësohen dhe përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit pranë MMSR.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Olta Xhacka
UNICEF Albania
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve / Observatory for Children’s Rights
Terre des hommes Albania