Diskutim me aktorët lokalë në Elbasan rreth rregjistrimit të fëmijëve dhe vendosjes në kujdestari

Me datë 11 Mars 2016 në Elbasan, në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe neglizhimi, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Tirana Legal Aid Society (TLAS), UNICEF Albania, Shërbimi Social Shtetëror dhe Bashkia Elbasan organizuan një takim mbi diskutimin dhe informimin me temë “Mbrojtja e interest më të lartë të fëmijës, përmes procesit të regjistrimit të lindjes, vendosjes në kujdestari dhe përfshirjes në programet sociale”.