#unembrojfemijet

Në kuadër tëPlanit të Mobilizimit, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Tirana Legal Aid Society (TLAS) Shërbimi Social Shtetëror në Kukës, specialistë të mbrojtjes së fëmijëve në  Kukës  zhvilluan takimin e radhës me datë 22 Prill 2016.  Profesionistët  për mbrojtjen e fëmijëve diskutuan  mbi problemet e regjistrimit civil, kujdestarisë dhe mbrojtjes sociale, në kuadër të projektit që mbështetet nga UNICEF Albania për aksesin e fëmijëve në drejtësi, i cili implementohet nga TLAS.