Diskutim me aktorët lokalë në Lezhë për rregjistrimin e fëmijëve dhe vendosjen në kujdestari

Me datë 21 Mars 2016 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Tirana Legal Aid Society (TLAS) Shërbimi Social Shtetëror organizuan një takim në Lezhë me specialistë të mbrojtjes së fëmijëve. Këto takime zhvillohen për të diskutuar dhe aftësuar mbrojtësit e fëmijëve lidhur me problemet e regjistrimit civil, kujdestarisë dhe mbrojtjes sociale, në kuadër të projektit që mbështetet nga UNICEF Albania për aksesin e fëmijëve në drejtësi, i cili implementohet nga TLAS.