#‎UnëMbrojFëmijët

Në 2 Prill 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, u solidarizuan dhe mbështetën kauzën e familjeve të fëmijëve që vuajnë nga çrregullimi i autizmit, të cilët marrin shërbime në qendrën Help the Life Association. Në aktivitetin e zhvilluar në qendër përshëndeti Zv.Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Znj. Bardhylka Kospiri, e cila falenderoi drejtuesit dhe stafin e përkushtuar të qendrës dhe theksoi rëndësinë e Ndërhyrjes së Hershme si një nga nevojat imediate që kanë fëmijët e autikë. Me fëmijët e qendrës u bashkuan dhe fëmijët e shtëpisë ” Zyber Hallulli” të cilët, mesazhet për fëmijët me autizëm i shkruan në kartolinat të cilat iu dhuruan qendrës. Ekspozita me punimet e fëmijëve të qendrës , ishte një nga më mbresëlënëset.