Ky dokument lidhur me politikat për sistemet e integruara për mbrojtjen e fëmijës është hartuar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Dokumenti kontribuon në Planin Kombëtar të Veprimit për Fëmijët dhe rishikimin e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e fëmijës. Ky proces ka patur mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe është në përputhje me Strategjinë e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Fëmijës (2012-2015). Dokumenti e vendos theksin fuqimisht mbi nevojat e veçanta të sistemit, si dhe mbi nevojën për një qasje ndërsektoriale dhe që përfshin më shumë agjenci. Studimi synon që të qartësojë përgjegjësitë dhe rolet e autoriteteve përgjegjëse për organizimin e sistemit për mbrojtjen e fëmijës, dhe ofron sugjerime lidhur me politikat në fushat prioritare.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht: