Fëmijë të Sigurt në Internet, një nga sfidat e ditëve të sotme

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Vodafone Albania organizuan me datë 10 shkurt 2016 në ambientet Protik Innovation Center një aktivitet në kuadër të ditës europiane të Internetit të Sigurt. Falenderojmë fëmijët, prindërit dhe mësuesit e shkollës 9-vjecare “Jeronim de Rada”, të cilët u bënë pjesë e aktivitetit dhe treguan interes të lartë rreth çështjes së sigurisë online të fëmijëve të tyre. Pjesëmarrësit ju drejtuan pyetje të ndryshme ekspertëve, të cilët me eksperiencën e tyre mundën tu jepnin përgjigje rreth rreziqeve dhe mënyrës se si ti mbrojnë fëmijët e tyre. Gjithashtu, së bashku me Vodafone Albania, Agjencia prezantoi dhe publikoi një broshurë me këshilla e cila u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe edukatorëve se si ti mbrojmë fëmijët nga rreziqet në internet.

Lexoni Broshura-Fëmijë të sigurt në internet