Fëmijët në lëvizje : rasti i Kosovës

Në datat 20 – 21 janar 2015, u zhvillua një vizitë studimore dhe takime pune mes profesionistëve Shqiptarë dhe Kosovarë të fushës së mbrojtjes së fëmijëve, mbështetur nga projekti Mario «Mbrojtje për fëmijët në lëvizje».

Qëllimi i takimit  ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe nxitja  e bashkëpunimit profesional dhe ndërshtetëror për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve në situatë rruge,  ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

U realizuan takime me zyrtarë dhe profesionistë  nga Kosova që punojnë për  Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me fokus fëmijët në lëvizje mes Shqipërisë e Kosovës.  Aktivitetin e përshëndetën  Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Zv/Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, të  cilët  garantuan mbështetjen e tyre  për adresimin e  fenomenit  të fëmijëve në lëvizje dhe rrezikun e trafikimit të tyre. Kryetarja e ASHMDF theksoi rëndësinë e koordinimit të punës që po bëhet në Shqipëri për të ndihmuar fëmijët dhe familjet në situatë rruge me punën e autoriteteve të Kosovës për fëmijët në lëvizje.

Diskutimet u fokusuan në këto pika kryesore:
  • Unifikimi i standarteve dhe bashkëpunimi ndërshtetëror për fenomenin e fëmijëve në situatë rruge dhe Luftën kundër Trafikimit me Njerëz.
  • Identifikimi i fëmijëve në lëvizje dhe  përgatitja e një plani mbrojtjeje për cdo fëmijë rast pas rasti.
  • Rishikimi i proçedurave  të deportimit nga pala kosovare të fëmijëve shqiptarë në kufi dhe ofrimi i shërbimeve në qendra/ strehëza  të Kosovës  deri në riatdhesimin e tyre.