Fëmijët në miniera

Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpeshherë fëmijët që punojnë në miniera kanë qenë në fokus të institucioneve shtetërore por edhe në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me datë 23.10.2014, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë dhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës, inicuan takimin e parë në qytetin e Bulqizës për të diskutuar mbi problematikën e fëmijëve që mbledhin krom në minierat e Bulqizës.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore: Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve,  Inspektoriati i Punës, Bashkia Bulqizë, Shërbimi Social Rajonal, Policia, Prefektura e Qarkut Dibër, Drejtoria Arsimore Rajonale, Autoriteti Rajonal Shëndetësor por edhe  përfaqësues të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të Kompanisë Albchrome dhe organizatave joqeveritare Arsis, Save the Children, Word Vision, etj. Takimi u moderua nga Njësia e të Drejtave të Fëmijëve, qarku Dibër dhe prezantimi u bë nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, bashkia Bulqizë.

Qëllimi i këtij takimi, ishte për të diskutuar sfidat dhe shkaqet si edhe nevojat e fëmijëve që mbledhin krom dhe rolit që mund të luajë çdo strukturë në parandalimin dhe zgjidhjen e problematikës.

Të gjithë aktorët e mbledhur në këtë tryezë diskutuan në lidhje me fenomenin, i cili sipas inspektimeve të vazhdueshme edhe pse ka pësuar rënie, ngelet shqetësues për fëmijët dhe familjet por edhe për komunitetin. Mungesa e të ardhurave minimale apo edhe pamundësia fizike apo shëndetsore e prindërve të tyre ka bërë që ata të punojnë në punë të papërshtatshme për moshën e tyre.

Shumë fëmijë mbledhin krom jo vetëm për arsye ekonomike por kjo shkon edhe më tej. Shumë adoleshentë e shfrytëzojnë këtë veprimtari për lekë xhepi apo për të blerë cigare, alkol etj.

Pas diskutimeve  në këtë tryzë të gjithë aktorët shprehën se duhet një bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë mes institucioneve shtetërore por edhe mes vet shtetit dhe OJF-ve për lehtesimin dhe zbutjen e varfërisë. Ky bashkëpunim duhet të fokusohet në ndryshimin e situatës ekonomike të qytetit e Bulqizës dhe  në hapjen e vendeve të reja të punës. Gjithashu OJF të ndryshme duhet të kontribuojnë me projekte të ndryshme për të mbështetur  fëmijët dhe familjet e tyre.

Mbështetja dhe fuqizimi i rolit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve-së nga OJF të ndryshme. Institucionet që identifikojnë fëmijë të angazhuar në mbledhjen e kromit duhet ti referojnë rastet pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Gjithashtu, duhet një ndërgjegjësim i opinionit publik, komunitetit, prindërve, fëmijëve në lidhje me problemin. Vëmendje të veçantë duhet të ketë edhe  sistemi arsimor.

Takime më të shpeshta në lidhje me fenomin të cilat do të nxisin frymën e bashkëpunimit me aktorëve të ndryshëm në parandalimin dhe zgjidhjën e ketij fenomeni.

Kliko për të lexuar prezantimin me temë “Fëmijët që punojnë ne miniera, sfidat që hasen për përmirësimin e situatës”