Fëmijët përcjellin mesazhin #‎unëmbrojfëmijët

 

Në përfundim të aktivitetit të prezantimit të Planit Kombëtar të Mobilizimit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me datë 1 mars 2016 me një grup fëmijësh u nisëm në disa institucione për të përçuar atje mesazhin dhe qëllimin e këtij Plani Mobilizimi. Dy institucionet e përzgjedhura ishin Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Bashkia Tiranë. Drejtoria e Policisë si një institucion i cili ka një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Bashkia Tiranë si bashkëpunuese në mbrojtjen e fëmijëve.

Fëmijët shpërndanë materiale informuese, postera, kartolina me mesazhe si dhe ju vendosën stema #unëmbrojfëmijët të gjithë punonjësve të këtyre institucioneve.
Një falenderim organizatave World Vision in Albania and Kosovo dhe Save the Children in Albania që mundësuan pjesemarrjen e fëmijeve nga Shkodra, Elbasani, Lezha, Durresi, Burreli, Peshkopia.