Festat duan dashuri!

 

Fesat duan dashuri! Në prag të festave të fundvitit Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijët si: ARSIS, Shkej, Qendra ditore për fëmijët në situatë rruge Save the children, IRCA, Romani Baxt, Fondacioni Alo! Mik, ADRA Albania dhe Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi një aktivitet festiv me fëmijët të cilët janë ose kanë qenë në situatë rruge, për ta bërë sa me të ngrohtë fundin e vitit për ta. Aktiviteti ishte i larmishëm argëtues, me recitime, këngë , kërcime të përformuara nga fëmijët. Në fund të aktivitetit u shpërndanë dhurata për fëmijët të mundësuara nga fondacion Alo! Mik dhe ADRA Albania.
Ju faleminderit të gjithëve që bëtë të lumtur fëmijët që të ndiejnë atmosferën festive . Gëzuar festat e fundvitit!