#UnëMbrojFëmijët

1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve ishte edhe përmbyllja e Planit Kombëtar të Mobilizimit #UnëMbrojFëmijët (1 Mars – 1 Qershor 2016). Aktivitetet e shumta të realizuara gjatë këtyre tre muajve kishin si synim kryesor hapjen e një debati të gjërë publik për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës. Përfshirja e gjithë shoqërisë, shërbimet që ofrojnë institucionet dhe organizatat, mënyrat e raportimit, por ajo që është edhe më kryesore paketa e re ligjore për mbrojtjen e fëmijëve ishin dhe janë angazhimi jonë i përbashkët. Të gjithë bashkë do të jemi garancia e një sistemi të integruar për mbrojtjen e fëmijëve.

Falenderojmë të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë në eventin tonë. Pasaporta simbolike e të drejtave që morën fëmijët në eventin “Festa e të Drejtave“ duhet të jenë një kujtesë për secilin të rritur që të krijojnë një rrugë të sigurtë për rritjen e fëmijëve.

Falenderojmë të gjithë partnerët që na mbështesin dhe punojnë me ne për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri.