Foto

Mekanizmi i Raportimit Periodik Universal (UPR)

Mekanizmi UPR si një element thelbësor i Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ) është një proces që përfshin shqyrtimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në vendet anëtare të OKB-së dhe detyrimin e shteteve palë për raportim, lidhur me përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare nëmbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në kuadër të këtij Mekanizmi, Shqipëria në janar 2014 ka paraqitur Raportin periodik në kuadër të ciklit të dytë të UPR dhe në prill 2014 në Gjenevë, u shqyrtua gjendja e të drejtave të njeriut në vendin tonë, në kuadër të ciklit të dytë të UPR. Znj. Ina Verzivolli, kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mori pjesë në delegacion dhe ju përgjigj pyetjeve mbi të drejtat e fëmijëve që zunë një vend të rëndësishëm në shqetësimet e ngritura nga vendet anëtare të KDNJ. Kliko për të parë linkun http://webtv.un.org/watch/albania-review-19th-session-of-universal-periodic-review/3518932488001

View the cover photo