Vazhdon Fushata Ndërgjegjësuese  “Asnjë fëmijë në rrugë”

Fushata organizohet si çdo të enjte në orën 10:00-13:00  ku marrrin pjesë vullnetarë të ndryshëm. Falë bashkëpunimit me  World Vision që siguron një numër të konsiderueshëm fletë informuese  u shpërndanë 3125 fletë informuese për qytetarët.

Vullnetarët mbuluan të gjitha pikat që ishin parashikuar në këto zona: Rruga e Durrësit,  Blloku i ambasadave, Rruga e Kavajës, qendër, Pedonalia,Tajvani , Rruga  “Myslym Shyri” . Ata kontaktuan me qytetarët,  informuan dhe shpërndanë fletët informuese . Shumica e qytetarëve reaguan pozitivisht dhe  shfaqën interes për të marrë këtë informacion pasi kishin  konstatuar raste të fëmijëve në situatë rruge dhe nuk dinin ku ti adresonin. Ata shprehnin falënderimin për këtë iniciativë të ndërmarrë.

Në rrugën e Durrësit u identifikua  një fëmijë i moshës 9 vjeç që po lypte. U kontaktua me fëmijën, dhe u pyet nëse kishte dëshirë të  shkonte në një qendër ditore. Fëmija shprehu dëshirën që të shkonte në qendër, të ushqehej dhe të luante më fëmijët e tjerë.  Së bashku me të, vullnetarët e  shoqëruan   për në  qendrën ditore  ARSIS për të marrë shërbimet e nevojshme. Pas intervistës që iu bë fëmijës, rezultoi që ai jetonte së bashku me nënën dhe njerkun e tij në zonën e Institutit. Pasi fëmija ka marrë shërbimet në qendër nga  punonjësit social të organizatës ARSIS, ai u shoqërua dhe po kryehet vizita në familje. Rasti do të vazhdojë të ndiqet.

Fushata  do të vazhdojë dhe pasdite ku do angazhohen  dhe disa vullnetarë të tjerë.

***

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve  në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror dhe grupe vullnetarësh çdo të enjte në kuadër të Nismës “Ndihmë për familjet dhe fëmijët në situatë rruge”  organizojnë fushatën ndërgjegjësuese për t’i thënë “ Jo shfrytëzimit për lypje dhe për punë  të fëmijëve”.

Fushata Ndërgjegjësuese ka si synim informimin , ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mos ushqyer këtë fenomen.

Vullnetarët  dhe ekipi i Task Forcës  i nismës “Ndihmë për  fëmijët dhe familjet në situatë rruge” kanë qenë sërish  me qytetarët për të folur rreth rëndësisë së përfshirjes dhe mbështetjes që nevojitet, po këtë herë me disa rezultate konkrete:

Çfarë kemi arritur deri në fund të Tetorit?

  • Mbi 45 fëmijë janë ndihmuar të largohen nga jeta në rrugë.
  • Mbi 31 fëmijë që ishin në situatë rruge janë regjistruar në shkolla dhe 8 fëmijë në kopësht.
  • Mbi 23 familje që ishin në situatë rruge janë trajtuar dhe mbështetur me shërbime.
  • Mbi 9 fëmijë janë sistemuar në institucione të përkujdesit dhe 4 janë në proces.
  • 4 prinder janë denoncuar për neglizhim të fëmijëve dhe shfrytëzim të punës së të miturit pasi kanë detyruar fëmijët të qëndrojnë në rrugë për lypje duke rrezikuar jetën, zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Këtyre familjeve u ishin ofruar për një kohë të gjatë shërbimeve dhe ndihma nga SHSSH dhe OJF-të.  Fëmijët e tyre janë marrë në mbrojtje nga SHSSH.

Ju ftojmë të na mbështesni në vazhdimësi të gjithë së bashku mund t’ia dalim!!

 

Fushata Ndërgjegjësuese  “ Asnjë fëmijë në rrugë”

U nisem ne! Nën moton “Asnjë fëmijë në rrugë”

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror  dhe grupe vullnetarësh  në kuadër të nismës “Në ndihmë të familjeve dhe fëmijëve në situatë rruge”, vazhdon ndërgjegjësimin e qytetarëve për reduktimin e kësaj dukurie që dëmton të ardhmen e fëmijëve. Përfshihu edhe ti!

Qëllimi i kësaj fushatë është informimi i publikut të gjerë mbi fenomenin e shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge dhe ndërgjegjësimin e tyre për të denoncuar këtë fenomen. Mesazhet që ju përcollën qytetarëve ishin :

Telefononi! Nëse shikoni një fëmijë në rrugë që ka nevojë për ndihmë, mos rrini indiferent! Merrni në telefon:
• 067 60 13 639 numri i telefonit të Task Forcës
• Alo 116 111

Mbështesni qendrat e shërbimit!

Nëse mendoni se duke dhënë para në dorë, jeni duke ndihmuar fëmijët në situatë rruge, gaboheni! Paratë tuaja ushqejnë biznesin e shfrytëzimit të fëmijëve. Nëse doni të ndihmoni këta fëmijë, ndihmoni institucionet që ofrojnë shërbime për përkujdesjen e tyre.
Mund të jepni kontributin tuaj në një prej qendrave ditore që ofrojnë shërbime për fëmijët në situatë rruge, duke dhuruar veshje apo ushqime:

1. Qendra ditore “Shtëpia e Ngjyrave” Rruga Sali Butka, Njësia Bashkiake Nr 7, (pranë ish Nesharakut). tel: 069 73 94 984
2. Qendra ditore “ARSIS”, Rruga “Mujo Ulqinaku” Nr. 2 , Njësia Bashkiake 10, Kodi Postar 1001. (pranë kishës Katolike), tel : 04 22 00 148 ,069 76 37 313
3. Qendra Ditore për Fëmijët në Situatë Rruge, Bulevardi Zogu – 1, mbrapa Ministrisë së Drejtësisë
4. Qendra ditore “FBSH-dn”, Rr.Niko Avrami, Nr 28, Kinostudio, Tiranë: tel:04 23 78 192
5. Qendra Komunitare “Engjëjt e Vegjël” SHKEJ, Rruga “Isuf Balta”, Nd 20 H.1, Njësia Bashkiake nr 9. Tel: 067 21 66 873
6. Qendra Komunitare “Eden” SHKEJ, Rruga Princ Vidi, afër shkollës Kol Jakova, Njësia Bashkiake nr 11. Tel: 067 21 66 873

Së bashku mund t’ia dalim! Asnjë fëmijë në rrugë!