#‎UnëMbrojFëmijët

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejatve të Fëmijëve në bashkëpunim me CRCA, ALO 116, dhe UNICEF organizuan me datë 6 Prill 2016 takimin e rradhës me nxënësit e shkollës 9 -vjeçare “Skënderbeu” në qytetin e Shkodrës. Nxënësit në orët e hapura u informuan dhe u ndërgjegjësuan si të përdorin internetin, si mund të mbrohen për të garantuar përdorim të sigurt të internetit, mbi mënyrat e raportimit të rasteve të abuzimit online, për shërbimet e linjës së këshillimit për fëmijët ALO 116. Në takim morën pjesë dhe përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, të cilit informuan nxënësit për aktivitet që po organizohen në kuadër të Planit të Mobilizimit. U përcollen mesazhe mbi format e dhunës,pasojat negative që ndikojnë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve. Fushata ndërgjegjësuese për sigurinë e fëmijëve në internet është zhvilluar në 70 shkolla të vendit në 12 qarqe.