Ndërgjegjësimi duhet të nisë nga më të vegjëlit. Agjencia e Fëmijëve, me datë 24 nëntor së bashku me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe mësues takuan nxënësit e shkollës 9 vjecare “7 Marsi” në Tiranë, për të prezantuar broshurën Jo Heshtjes. Fëmijët u njohëm edhe me mënyrat e raportimit të dhunës ndaj tyre. Tashmë jo vetëm fëmijët, por kushdo për çdo rast të dhunës ndaj fëmijëve duhet të raportojë në një nga format:
-Telefono në 116 111 (Alo 116)
-Telefono në 112 (Policia)
-Raporto në aplikacionin #UneMbrojFemijet