Kalendari i aktiviteteve në kuadër të 25 vjetorit të Konventës së OKB-së “Për të Drejtat e Fëmijës”

Konventa e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës  është konventa e cila përcakton të drejtat e fëmijëve. Asambleja e Përgjithshme e ka miratuar konventën më 20 nëntor 1989 dhe brenda vitit të parë është ratifikuar nga numri më i madh i shteteve në botë.

Vendi ynë ka aderuar në këtë Konventë  në 27 shkurt 1992 si dhe ka ratifikuar të tre protokollet opsionale të saj.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat e shoqërisë civile do të realizojnë një sërë aktivitetesh gjatë javës së 17-21 nëntor, për të celebruar 25 vjetorin e Konventës. 25 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, paraqet një mundësi unike për të marrë në shqyrtim  ndikimin që ka pasur kjo Konventë si dhe për të ngritur një platformë për reflektim lidhur me të ardhmen e zbatimit të të drejtave të fëmijëve.

Në këtë kuadër, më 19 nëntor, do të organizohet një dëgjesë mes Ministrave dhe fëmijëve mbi të drejtat e tyre dhe si ato janë reflektuar në buxhetin e shtetit 2015. Ndërsa me 20 nëntor, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si institucioni  përgjegjës për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në vend,  do të prezantojë Raportin mbi Situatën e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri 2013 – 2014.

Kalendari i Javës 17-21 Nëntor