Konventa e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual, e njohur ndryshe si Konventa e Lanzarotes, hyri në fuqi në Shqipëri më 1 Korrik 2010. Ky është traktati i parë ndërkombëtar që detyron shtetet palë të kriminalizojnë abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve përfaqëson shtetin Shqiptar në Komitetin Monitorues të Konventes, Komiteti i Lanzarotes.

Në Samitin e 3-të në Varshavë në Maj 2005, Këshilli i Europës theksoi angazhimin për zhdukjen e të gjitha formave të dhunës kundër fëmijëve dhe shfrytëzimin e tyre seksual duke ndërmarrë një veprim specifik, hartimin e instrumentave ligjorë. Për shkak të nevojës për të përgatitur një instrument gjithëpërfshirës ndërkombëtar të fokusuar në aspektet ligjore parandaluese, mbrojtëse kundër të gjitha formave të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve, ngritjen e një mekanizmi të veçantë monitorues, u hartua Konventa e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Shfrytëzimit dhe Abuzimi Seksual. Konventa është traktati i parë ndërkombëtar i cili penalizon abuzimin seksual të fëmijëve në një mënyrë të  gjerë për të siguruar se të gjitha veprat seksuale ndaj të miturve janë kriminalizuar në mënyrë specifike, duke përfshirë prostitucionin e fëmijëve, pedofilinë, pornografinë dhe korrupsionin e fëmijëve përmes ekspozimit ndaj përmbajtjes seksuale dhe aktiviteteve.

Konventa është miratuar dhe hapur për nënshkrim në vitin 2007 me rastin e Konferencës së 28- të të Ministrave Evropianë të Drejtësisë në Lanzarote, Spanjë. Konventa hyri në fuqi më 1 korrik 2010. Shteti Shqiptar e ka ratifikuar Konventën më 14 Prill 2009, dhe hyri në fuqi më 1 Korrik 2010.

Komiteti Lanzarote ” ( dmth. Komiteti i Palëve të Konventës ) është organ i themeluar për të monitoruar zbatimin e Konventës Lanzarote. Çdo shtet palë i kësaj Konvente përfaqësohet nga një person përgjegjës, i cili përfaqëson shtetin respektiv në takimet periodike që zhvillon Këshilli i Europës për Konventën e Lanzarotes. Shqipëria përfaqësohet nga Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Proçedura e monitorimit është e ndarë në kapituj, çdo kapituj në lidhje me një temë. Që prej prillit 2014, Shqipëria është anëtare e Bordit Drejtues të Komitetit të Lanzarotes. Lexo Konventën Lanzarote

Raundet e Monitorimit

Raundi 1

Faza e parë e monitorimit parashikon dy pyetësorë të cilët duhen plotësuar nga shtetet palë. “Pyetësori i Përgjithshëm” ka për qëllim vlerësimin e zbatimit të Konventës Lanzarote nga shtetet palë. Pyetësori tematik “Abuzimi seksual i fëmijëve në rrethin e besimit “. Shqipëria dorëzoi dy pyetësorët më 31 Janar 2014 sipas afatit të kërkuar, të cilët u diskutuan më gjerësisht në takimin e rradhës në Strasbourg në datat 8-10 Prill 2014.

Lexo pyetesorët:

Raundi 2

Komiteti  Lanzarote, i cili monitoron zbatimin e Konventës, po zhvillon e  raundin e dytë të  monitorimit tematik, me temë: “Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual i lehtësuar nga teknologjitë e komunikimit dhe informacionit (ICT)”. Për këtë qëllim, Komiteti ka miratuar pyetësorin tematik me të njëjtin emër, i cili duhet të plotësohet nga çdo shtet palë i Konventës. ​

Gjatë viteve të fundit, Komiteti Lanzarote, i cili është përgjegjës për monitorimin e Konventës, ka shqyrtuar sfidat e ngritura nga disa tendenca në shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve, të cilat janë shfaqur si rezultat i zhvillimit të shpejtë dhe rritjes së përdorimit të informacionit dhe komunikimit teknologjive (TIK). Si rrjedhojë,  ai vendosi të përqendrojë raundin e dytë të monitorimit në analizën e sfidave specifike që duhet të adresohen për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual të lehtësuar nga teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK).

Agjencia po koordinon mbledhjen informacionit dhe  përgatitjen e përgjigjeve të pyetsorit. Për këtë, është ndarë pyetsori me institucionet përgjegjëse dhe organizatat e shoqërisë civile  sipas fushës së tyre të veprimtarisë.

Gjeni pyetsorin në linkun  pyetësorin tematik  “Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual i lehtësuar nga teknologjitë e komunikimit dhe informacionit (ICT)”

Deklarata e Konventës së Lanzarote lidhur me adresat web që reklamojnë apo promovojnë materiale të abuzimeve seksuale të fëmijëve ose imazhe apo vepra të tjera të përcaktuara në përputhje me Konventën Lanzarote

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mori pjesë në takimin e rradhës i cili u zhvillua në qershor, Strasburg. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 41 shteteve që kanë ratifikuar Konventën, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat. Përveç monitorimit të zbatimit të Konventës Lanzarote nga shtetet palë, në këtë takim në pikat e rendit të ditës u diskutua edhe se qeveritë evropiane do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar se autoritetet kompetente të  internetit të parandalojnë regjistrimin dhe të identifikojnë e fshijnë çdo adresë web të cilat në vetvete, ndonjëherë edhe në emrat e tyre, reklamojnë materiale që lidhen me abuzimin e fëmijëve.

Deklaratën e Konventës së Lanzarote lidhur me adresat web që reklamojnë apo promovojnë materiale të abuzimeve seksuale të fëmijëve ose imazhe apo vepra të tjera të përcaktuara në përputhje me Konventën Lanzarote e miratuar me datë 16 qershor 2016, anëtarët e Komitetit Lanzarote shprehën shqetësimin e tyre për regjistrimin e adresave web të cilat në vetvete reklamojnë ose promovojnë materiale ose imazhe që lidhen me abuzimin e fëmijëve. Anëtarët i bënë thirrje shteteve palëve të Konventës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe ndaluar adresa të tilla si dhe autoritetet dhe organet kompetente, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të identifikojnë dhe të heqin çdo adresë si dhe të sigurojnë se nuk ka adresa web të reja të këtij lloji të regjistruara.

Opinion për nenin 23 të Konventës së Lanzarote – Kontaktimi i fëmijëve për qëllime seksuale nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe komunikimit (Grooming)

Disa prej anëtarëve të Komitetit Lanzarote kishin raportuar vështirësi në përgjigje të një prej pyetjeve në pyetësorin “Vështrim i përgjithshëm” në lidhje me nenin 23 të Konventës (Joshja e  fëmijëve për qëllime seksuale). Bazuar në kompleksitetin e çështjes, u ra dakord se ishte e rëndësishme që shtetet palë të kishin një opinion nga Komiteti në lidhje me këtë çështje.

Opinioni për nenin 23 of Konventës së Lanzarote – Kontaktimi i fëmijëve për qëllime seksuale nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe komunikimit (Grooming) u miratua më 17 qershor 2015 nga Komiteti dhe u fokusua në çështjen e joshjes së fëmijëve për qëllime seksuale nëpërmjet teknologjive të informacionit dhe komunikimit (e njohur me termin grooming). Lidhur me këtë, Komiteti vuri re se interneti ka krijuar mundësi të reja për autorët e krimeve seksuale, të cilët targetojnë, joshin dhe dëmtojnë fëmijët. Ai specifikon detyrimet e vendosura nga neni 23 për shtetet palë, veçanërisht për të kriminalizuar veprat kur një i rritur kryen akte të paligjshme seksuale kundër fëmijëve. Opinioni gjithashtu thekson se fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve në internet si offline dhe online, të tilla si; duke i angazhuar ata në sjellje reale ose të stimuluar seksuale, duke i rekrutuar apo detyruar të marrin pjesë në shfaqje pornografike apo të qënit dëshmimtar në abuzime ose aktivitete seksuale etj. Opinioni drejton shtetet palë që dëshirojnë të shkojnë përtej kërkesave dhe fushës së veprimit të nenit 23, në veçanti duke i propozuar atyre që  ta bëjnë grooming vepër penale edhe në rastet kur joshja nuk rezulton të ketë ndodhur përmes një takimi mes një të rrituri dhe një të mituri por ka ndodhur edhe vetëm online.

Pyetësori i Komitetit te Lanzarotes “Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual i fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve”

Duke patur parasysh numrin e madh të fëmijëve të emigantëve dhe azil-kërkuesve të cilët kanë ardhur dhe vazhdojnë të mbërrijnë në Europë jemi të vëtëdijshëm që shumë prej tyre mund të jenë ose të bien viktima të shfrytëzimit ose abuzimit seksual. Në këtë kontekst Komiteti i Lanzarotes sygjeroi që të gjitha palët anëtarë të Konventës së Lanzarotes ti përgjigjën një pyetësori për të hartëzuar se si duhet trajtuar ky risk. Komiteti i Lanzarotes do të vlerësojë informacionet e mbledhura nga shtetet anëtare dhe do të hartojë një raport mbi situatën, i cili do të nxjerrë në pah sfidat kryesore dhe praktikat premtuese, të cilat do ti paraprijnë rekomandimeve për hapat specifikë që mund të garantojnë në mënyrë efektive mbrojtjen ë fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve. Gjithashtu do të sugjerojë fushat prioritare për bashkëpunim, për të garantuar plotësisht dinjitetin njerëzor dhe integritetin fizik dhe psikologjik të këtyrë fëmijëve. Republika e Shqipërisë me kontributin e Institucioneve dhe shoqërisë civilë ka plotësuar Pyetësorin e Komitetit të Lanzarotes “Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual i fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve”.

Rekomandime kryesore të Raportit të KiE,  mbi mbrojtjen e fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve, të cilët janë viktima të shfrytëzimit dhe abuzimeve seksuale