Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar  Konventën mbi statusin ligjor të fëmijëve të lindur jashtë martese  me ligjin nr. 10424, datë 02 Qershor 2011, dhe Konventa ka hyrë në fuqi më 10 Dhjetor 2012. Qëllimi kryesor i kësaj konvente është përmirësimi i situatës së fëmijëve të lindur jashtë martese dhe hartimi i disa rregullave të përbashkëta në lidhje me statusin e tyre ligjor duke kontribuar kështu në harmonizimin e ligjeve të shteteve anëtare në këtë fushë.

Duke njohur se ende ekzistojnë mospërputhje të mëdha në ligjet e shteteve anëtare mbi statusin ligjor të fëmijëve të lindur jashte martese është parë e nevojshme të pranohen etapa progresive për ato shtete të cilat nuk e konsiderojnë veten në gjendje të miratojnë menjëherë disa rregulla të kësaj konvente. Për këtë është rënë dakort se çdo palë kontraktuese merr përsipër të sigurojë përputhshmërinë e ligjit të saj me dispozitat e kësaj konvente. Lexo Konventën Europiane mbi statusin ligjor të fëmijëve të lindur jashtë martese