Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën mbi marrëdhëniet me fëmijët me ligjin nr. 9359, datë 24.3.2005 dhe ka hyrë në fuqi më datë 1 Shtator 2005. Sipas parashikimit të bërë në instrumente të ndryshme ligjore ndërkombëtare të Këshillit të Europës, si dhe në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijve të 20 nëntorit 1989, interesat e fëmijëve janë të një rëndësie prioritare. Duke rënë dakord për nevojën që fëmijët të kenë marrëdhënie jo vetëm me të dy prindërit, por edhe me persona të tjerë të caktuar që kanë lidhje familjare me fëmijët dhe rëndësinë për prindërit dhe personat e tjerë për të mbajtur marrëdhënie me fëmijët në përshtatje me interesat e fëmijëve, Konventa “Për marrëdhëniet me fëmijët” vendos këto objektiva kryesore:  vendosja e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha organeve qëndrore ose organeve të tjera për të nxitur dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve, vendosja e bashkëpunimit ndërmjet prindërve të tyre dhe personave të tjerë që kanë lidhje familjare me këta fëmijë, dhe sidomos për të nxitur bashkëpunim gjyqësor në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkufitare.

Konventa mbi marrëdhëniet me fëmijët ka disa parime kryesore ndër të cilat mund të përmendim:  rregullimin e marrëdhënieve  ndërmjet një fëmije dhe prindërve të tij ose të saj,  rregullimi i marrëdhënieve  ndërmjet një fëmije dhe personave të tjerë, përveç prindërve të tij ose të saj,  dhënia e të drejtës së fëmijës për t’u informuar, konsultuar dhe shprehur mendimet e tij ose të saj. Sipas ligjit nr. 9395/2005, Republika e Shqipërisë cakton Ministrinë e Drejtësisë si organ qendror për të kryer funksionet e parashikuara nga kjo Konventë. Lexo Konventën mbi marrëdhëniet me fëmijët