Shqipëria ka ratifikuar  Konventën me ligjin nr. 10425, datë 2 Qershor 2011. Ky ligj hyri në fuqi më 1 Shkurt 2012. Të drejtat dhe interesat më të mira të fëmijëve duhet të promovohen dhe për këtë qëllim fëmijët duhet të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtat e tyre, në veçanti në procedurat familjare që ndikojnë tek ata. Fëmijëve duhet t’u sigurohet informacion përkatës për të mundësuar promovimin e këtyre të drejtave dhe interesave më të mira dhe  pikëpamjeve të fëmijëve duhet t’u jepet rëndësia e duhur.

Objekti i kësaj konvente është që të promovojë të drejtat e fëmijëve, t’u japë atyre të drejta procedurale dhe të lehtësojë ushtrimin e këtyre të drejtave, duke siguruar që fëmijët, vetë ose nëpërmjet personave ose organeve të tjera të informohen dhe të lejohen për të marrë pjesë në procedime që ndikojnë tek ata para një autoriteti gjyqësor.

Republika e Shqipërisë deklaron se do të zbatojë Konventën për çdo çështje familjare para një autoriteti gjyqësor që i përket fëmijës lidhur me shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lindin gjatë martesës, shqyrtimin e pasojave të zgjidhjes së martesës, njohjen dhe kundërshtimin e amësisë dhe atësisë, shqyrtimin e mosmarrëveshjeve për dhënien e detyrimit për ushqim, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, birësimin, kujdestarin, mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës. Lexo Konventën për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve