Prezantimi i Planit Kombëtar të Mobilizimit

#‎unëmbrojfëmijët‬

Sot, me datë 1 mars 2016 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve së bashku me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë lançuan Planin Kombëtar të Mobilizimit. Aktiviteti u zhvillua në oborrin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë me shumë të ftuar, mes tyre ministra, deputetë, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse, përfaqësues nga shoqëria civile dhe protagonistët kryesor të këtij Plani Mobilizimi, fëmijët. Ky Plan do të zhvillohet gjatë periudhës 1 mars – 1 qershor 2016 dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Plani i Mobilizimit ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijëve dhe pasojat negative që ato kanë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe në shoqëri. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, e gjithë shoqëria – familja, shkolla, institucionet, biznesi, media, komuniteti – është e nevojshme të krijojë një mjedis mbështetës, mbrojtjës për fëmijët, një mjedis që nuk e pranon dhunën, që e refuzon atë dhe njëkohësisht ndjen si detyrë reagimin, mobilizimin kundër këtij fenomeni.