Një lajm i shumëpritur dhe një ditë e shënuar për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri: U miratua ligji “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”

Mbas një pune intensive të bërë këto vitet e fundit, momenti ka ardhur që baza ligjore të jetë e plotë, për tu ardhur në ndihmë institucioneve, duke mbushur boshllëqet e deritanishme, duke krijuar një kuadër ligjor, institucional e procedurial që garanton mbrojtje të plotë për fëmijët. Momenti ka ardhur që rastet e fëmijëve të mos ndiqen rast pas rasti por kjo të bëhet detyrë institucionale për të gjithë profesionistët. Momenti ka ardhur që të krijohet një rrjet i sigurtë rreth fëmijës kudo ku ai ndodhet, në shtëpi, në shkollë, në spital, në komunitet, në internet, për të mos e lënë atë të bjerë në situata rreziku.

Ligji përmban vizionin se si duam që të rriten fëmijët në Shqipëri: të sigurtë, të mbrojtur, të barabartë, të respektuar si qënie njërëzore me të drejta të plota, në mënyrë që ata të bëhen qytetarë të denjë të një Shqipërie më të mirë. Ky ligj, përveç të drejtave të fëmijëve, trajton për herë të parë aspektin e mbrojtjes së fëmijëve, gjë që reflektohet që në titull dhe me pas shtjellohet duke parashikuar masat mbrojtëse që jepen nga strukturat e pushtetit vendor dhe gjykata. Në këtë drejtim ligji shkon drejt standarteve me të përparuara europiane, për të garantuar mbrojtjen e fëmijës në çdo situate, brenda familjes, në institucione, online, etj.

Lexoni Ligjin për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”