#unembrojfemijet
“Nuk ka rëndësi se kush jemi apo si dukemi, ne duhet ta duam dhe jo ta lëndojmë njëri – tjetrin”, tha Mikeli gjatë aktivitetit kundër bullizimit, i përgatitur nga vetë fëmijët, në Shkodër. Në kuadër edhe të Planit të Mobilizimit në bashkëpunim me World Vision ata organizuan një ndeshje volejbolli dhe futbolli, të cilat i quajtën “Luaj kundër bullizmit” për t’u miqësuar me njëri – tjetrin dhe për të treguar se dhuna dhe bullizmi në shkolla nuk duhet të ekzistojë.