“Lufta kundër dhunës së fëmijëve në Shqipëri” – Tryezë e rrumbullakët

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF) së bashku me Këshillin e Europës organizuan më 26 mars 2015 një tryezë të rrumbullakët mbi çështjet e të drejtave të fëmijëve: strategjitë e integruara në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve, mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual, drejtësia miqësore për fëmijët.

Në takim ishin të ftuar ekspertë të fushave të mësipërme nga vendet ë BE të cilët prezantuan standartet më të mira në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Këtij aktiviteti ju bashkuan deputetë, qeveritarë të lartë, aktorë nga institucionet qëndrore dhe vendore, përfaqësues nga prokuroria, organizata partnere etj.

Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte përcaktimi i nevojave për mbështetje të Shqipërisë, përmes hartimit të një projekti gjithëpërfshirës për të drejtat e fëmijëve.

Tryeza e rrumbullakët ofroi një mundësi për autoritetet shqiptare, Këshillin e Europës dhe shoqërinë civile për të punuar së bashku në identifikimin e nevojave që duhet të adresohen për forcimin e kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar dhe lokal, për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e tyre, për të mbështetur zbatimin e strategjive të integruara për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna si dhe për të siguruar shërbime miqësore për fëmijët, në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.