Marshimi i 12 Qershorit, Dita botërore kundër punës së fëmijëve

Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës botërore kundër punës së fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë E Arsimit Sportit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe, International Labour Organization (ILO), UNICEF Albania, Terre des hommes Albania, World Vision in Albania and Kosovo organizuan marshimin në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Qëllimi i këtij marshimi ishte sensibilizimi për mbrojtjen e fëmijëve nga puna e paligjshme dhe shfrytëzimi dhe aksesi për të gjithë fëmijët në shkollimit cilësor.

Marshimi filloi me ndezjen e flakës së dijes, ku një grup fëmijësh parakaluan përgjatë bulevardit me pishtarin e ndezur. Atyre iu bashkuan fëmijë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, fëmijë nga organizatat partnere, mësues, prindër, titullarë të institucioneve etj. të cilët marshuan së bashku përgjatë sheshit ‘Nënë Tereza’.

Aktiviteti përçoi mesazhin, “Jo punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve, Po arsimit cilësor”, të njëjtin mesazh që përcjell edhe fushata botërore e ILO për vitin 2015.

Titullarë të lartë të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ambasadori i OSBE në Shqipëri dhe Ambasadori Italian përshëndetën fëmijët përmes fjalës së tyre.

Fëmijët me pankartat e tyre në duar përcollën mesazhe sensibilizuese në këtë ditë të rëndësishme. Vizatime të punuara nga vetë ata në kuadër të kësaj dite u ekspozuan për të gjithë pjesëmarrësit. Aktivitetit u moderua nga Z. Ardit Gjebrea i cili iu bashkua kauzës sonë.

Në përfundim të marshimit një grup të rinjsh këngëtarë argëtuan fëmijët përmes muzikës së tyre.