Më datë 15 nëntor 2016 në Sallën e Konferencave, Pallati i Kongreseve u organizua nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia e Fëmijëve në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri takimi me temë “Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi”.

Objektivi i konferencës ishte ri-konfirmimi dhe angazhimi në nivel ministrash për vazhdimësinë e punës me fëmijët në situatë rruge. Në Konferencën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, ishin  pjesëmarrës përfaqësues të pushtetit qendror, vendor dhe organizatat që punojnë për fëmijët. Ligji i ri për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, riangazhon të gjithë në zbatim të masave të ashpërsuara për të gjithë ata që shfrytëzojnë fëmijët për punë.