Mëngjes me gazetarët

 

Në takimin me gazetarët u diskutua roli i rëndësishëm që media ka për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve. Media ka një rol të rëndësishëm edukues dhe sensibilizues për të promovuar nje tolerancë zero ndaj çdo formë të dhunës kundër fëmijëve. Por detyra e medias nuk mbaron këtu. Mediat kanë edhe një detyre shumë të rëndësishme që ka të bëjë me respektimin e etikës, sidomos kur ato transmetojne lajme që kanë të bëjnë me fëmijët. Sipas Konventës për Mbrojtjen e Fëmijëve, në çdo publikim, media duhet të konsiderojë mbrojtjen e interesit të fëmijës para çdo interesi tjetër. Megjithë rolin e rëndësishëm edukues dhe investigues, media ka përgjegjësi të respektojë etikën, sidomos kur lajmet prekin fëmijët. Publikimi i informacioneve që i bën fëmijët të identifkueshëm në rastet kur ato janë viktimë e një ngjarje të rëndë ndikojnë në riviktimizimin e fëmijës dhe rehabilitimi i tyre bëhet shumë i vështirë më pas. Pasojat e këtyre publikimeve bien mbi fëmijët. Shpesh, ekspozimi i fëmijëve dhe familjeve të tyre në media, bëhet shkak për mos raportimin e abuzimit, pasi familja bën llogaritë me kostot e rënda që duhet të përballet nëse ata denoncojnë faktin.
Ndaj është e rëndësishme që të krijojmë një partneritet me vetë median drejt qëllimit tonë universal: mbrojtja e fëmijëve.

Lexoni Analizen “Fëmijët në rrezik dhe media”