#UnëMbrojfëmijët

Data 12 Prill është Dita Ndërkombëtare për mbrojtjen e Fëmijëve në Situatë Rruge. Kjo datë është shënuar për të na kujtuar se këta fëmijë meritojnë vëmendjen dhe kujdesin e gjithë shoqërisë dhe për të bërë thirrjen se ata nuk janë të padukshëm, por gëzojnë të drejtat e tyre dhe ne kemi detyrimin t’i mbrojmë ata. Për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj dite të veçantë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe partnerët organizuan më datë 13 prill, tek Pedonalja në Tiranë, një aktivitet promovues dhe sensibilizues për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge. Kryefjala e këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi mbi të drejtat që çdo fëmije në situatë rruge që  duhet të gëzojë si dhe lancimi i Rrjetit të Qendrave për fëmijët në situatë rruge të cilat ofrojnë shërbime për këta fëmijë. Ndihma e tyre në implementimin e planit të Veprimit për Fëmijët në Situatë Rruge ka qenë dhe është e çmueshme. Sot çdo qytetar dhe fëmijë ka mundësinë t’i njohë të gjithë së bashku.