Ndryshimet e reja të Kodit të Punës të miratuara me ligjin Nr. 136, datë 5.12.2015 hynë në fuqi në 22 qershor 2016. Këto ndryshime parashikojnë një mbrojtje të veçantë për punësimin e të miturve. Risitë që sjell ky ligj për fëmijët lidhen me  rritjen e moshës minimale për punë të fëmijëve. Sipas këtij ligji ndalohet punësimi i fëmijëve nën moshën 16 vjeç.

Fëmijët nga mosha 15-16 vjeç mund të punësohen në punë të lehta gjatë periudhës së pushimeve shkollore. Ata mund të ndjekin kurse të këshillimit dhe formimit profesional.

Fëmijët të cilët nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç mund të punësohen për kryerjen e veprimtarive kulturore, artistike, sportive ose reklamuese me autorizimin paraprak të Inspektoriatit të Punës.

Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç mund të punësohen për kryerjen e punëve të lehta të cilat nuk cënojnë shëndetin, sigurinë ose zhvillimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në shkollë ose programet profesionale udhëzuese ose trajnuese.

Për më tepër lexoni ndryshimet e reja në Kodin e Punës