#UnëMbrojFëmijët
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve nënshkroi me datë 21 prill 2016 marrëveshjen e bashkëpunimit me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë (Alo 116 111), në një aktivitet të organizuar në Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli . Nënshkrimi i kësaj marrëveshje simbolike, është për të treguar se ne duam të përdorim çdo formë të mundshme për të nxitur fëmijët, prindërit, profesionistët, të gjithë publikun që të raportojnë dhunën ndaj fëmijëve.
Gjithashtu, në këtë aktivitet ishte pjesmarrës Ministri Z. Klosi, për të inaguruar shërbimin e emergjencës, i cili do të ngrihet në të gjitha Institucionet e Përkujdesit Social Rezidencial Publik në Shqipëri. Shërbimi i emergjencës do të ofrojë shërbime për një periudhë kohore 72 orësh për fëmijët e identifikuar që kanë nevojë për mbrojtje të menjëhershme.