Agjencia për fëmijët (ASHMDF) është aktivizuar dhe angazhuar në procesin për të  siguruar mbrojtje dhe kujdes për familjet dhe fëmijet në situate rruge, për të minimizuar fenomenin dhe ri-integrimin e tyre.

 

Situata se fëmijëve në rrugë është përkeqësuar shumë. Këta fëmijët janë ndër grupet
më vulnerabël dhe që të gjitha të drejtat e tyre janë shkelur. Ata jetojnë në kushte të papranueshme fizike,
sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpeshherë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit
dhe shfrytëzimit. Kjo situatë e shoqëruar me situatën e përgjithshme të krizës ekonomike, lëvizjet urbane
migratore, dobësimin e lidhjeve dhe vlerave të familjes kanë ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve që lypin dhe
punojnë në rrugë.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë ndërrmarrë një nismë
“Ndihmë për fëmijët në situate rruge”. Në thelb të saj do të jetë bashkëpunimi ndërinstitucional
për ta adresuar fenomenin përmes një qasjeje multisektoriale, duke përfshirë si nivelin lokal edhe atë qendror .

Pjesë thelbësore të ndërhyrjes do të jenë Drejtoria e Policisë Tiranë, Shërbimi Social Shtetëror,
Agjencia Shtetërore për Mbrotjen e të Drejtave të Fëmijëve, Bashkia Tiranë, Institucionet e Arsimit,
Shëndetësië, Punësimit, Drejtësisë dhe një grup organizatash me ekspertizë dhe që ofrojnë shërbime
për fëmijët në rrezik, në situatë rruge si dhe për familjet e tyre.

 

Qëllimi i Nismës:
Të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhencës përmes një ndërhyrjeje
të koordinuar ndërsektoriale dhe një përqasje të integruar gjithëpërfshirëse në mbrojtje të interesave
më të larta të fëmijës dhe mbështetjes së familjeve.

Promovimi i të drejtave të fëmijëve për një jetë dinjitoze dhe për të jetuar me familjet e tyre, larg
dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit.

Përqasja:
Çështjet komplekse që kërkojnë një Model Sistemik, ndërsektoral dhe të integruar të mbështetur në
parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, mund të jenë të suksesshme vetëm nëse arrihet një
balancë e mirë mes ndërhyrjeve të menjëhershme emergjente, ku ofrohet ndihma e menjëhershme, dhe planifikimit afatgjatë
për të synuar parandalimin e fenomenit dhe ndërhyrje me metoda të ndjeshme ndaj fëmijëve dhe që synojnë që
fëmija të vazhdojë të qëndrojë pranë familjes.

• Si rrjedhojë problemet socio-ekonomike kanë krijuar një cikël të mbyllur duke ndikuar në mënyrat e gjenerimit
të fëmijëve në situatë rruge në tre breza.

• Si rezultat kushtet e tyre fizike, shëndetsore dhe zhvillimi preken nga prezenca për një kohë të gjatë në
situatë rruge.

Një tjetër nivel i ndërhyrjes është publiku i gjerë dhe shoqëria, të cilat duhet të modelojnë
qëndrime dhe sjellje të reja ndaj familjeve dhe fëmijëve në situatë rruge, duke evidentuar forma ndihme të
përshtatshme, vëmendje dhe modele jo diskriminuese. Zhvillimi i vlerave shoqërore dhe i një mjedisi komunitar që është i
ndjeshëm, ndihmues dhe që vepron aktivisht është shtrati në të cilën nisma do të mund të ketë ndikim
afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Në rastet kur megjithë ofrimin e ndihmës dhe kujdesit për familjet, fëmija vazhdon të shfrytëzohet dhe abuzohet,
atëherë do të synohen dhe ndërhyrje ndëshkuese për familjen/ kujdestarët. Fenomeni i lypjes në rrugë
është i kriminalizuar; e megjithatë kjo duhet të shihet si alternativa e fundit për të adresuar fenomenin përmes
një qasjeje që në thelb respekton parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Ndonëse besohet se situata e fëmijëve në rrugë është një pasojë e krizës ekonomike, sociale dhe të
vlerave, është gjithashtu përgjegjësi e shtetit për të ndërhyrë nëse familja ose kujdestarët nuk e
pranojnë ndihmën, nuk kanë kapacitetin për të ofruar ndihmë dhe kujdes për fëmijën dhe nuk duan të
ndryshojnë. Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm luan Policia, Prokuroria dhe Gjykata. Ky proces,
kërkon trajtim të kujdesshëm dhe në përputhje me Interesin më të Lartë të Fëmijës si dhe
KDF-në. Po ashtu, në rastet kur fëmijët janë qartësisht subjekte të shfrytëzimit, trafikimit atëherë
duhet të vihet në lëvizje mekanizmi kombëtar i trafikimit të qënieve njerëzore ( përmes Koordinatorit Kombëtar
Anti-trafik). Duhet theksuar se në shumë vende dhe në disa raste në Shqipëri, ndërhyrja e shtetit ndaj fenomenit ka qenë
ndëshkuese dhe e dhunshme. Kjo nuk ka rezultuar e suksesshme si për fëmijët dhe për familjet dhe për më tepër nuk
ka adresuar rrënjët e problemit. Njëkohësisht, adresimi i fenomenit nuk ka një “recetë” të gatshme; cdo rast ësht
unik dhe duhet të trajtohet me një qasje individuale ndaj fëmijës dhe familjes duke përdorur metodën e menaxhimit të
rastit.

 

 

Një tjetër aspekt thelbësor është mbështetja e familjes në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen dhe
kujdesin ndaj fëmijëve.

Duhet theksuar se procesi i riintegrimit është një proces gradual dhe delikat dhe kërkon shërbim këshillimi për
fëmijët dhe familjen, ndërtimin e besimit, ndihmë në zgjidhje konfliktesh dhe ndihmë e mbështetje financiare.

Në rastet kur prindërit nuk janë në gjendje ose nuk duan të vazhdojnë të kujdesen dhe mbrojnë fëmijën,
atëherë duhet të merret në konsideratë zhvendosja e fëmijës nga ky mjedis familjar, i cili më tepër sesa
ndihmon, e dëmton fëmijën.

Parimet Drejtuese të Bashkëpunimit Ndërsektorial:

 

  • Interesi më i lartëi fëmijës
  • Mos- diskriminimi
  • E drejta për mbijetesë, zhvillim dhe mirëqenie
  • Respekti për pikëpamjen e fëmijës (në përputhje me moshën dhe kapacitetin zhvillimor).
  • Konfidencialiteti.
  • Mbështetja e familjes

 

HAPAT E VEPRIMIT

 

Adresimi i këtij fenomeni përmes kësaj nisme të qëllimshme është konceptuar në dy faza:

 

  • Faza afatshkurtër –
    do të synojë rastet më emergjente të fëmijëve (fëmijët e pashoqëruar, që shfrytëzohen nga
    palë të treta ose kur prindërit pranojnë të bashkëpunojnë për të dalë nga situata e rrugës).

 

  • Faza afatgjatë –
    do të sigurojë vazhdimësinë më afatgjatë të ndërhyrjeve, rastet më komplekse dhe të vështira,
    të cilat kërkojnë ndërhyrje më afatgjatë. Ndërhyrja afatgjatë do të synojë të integrohet brenda
    përpjekjeve për të konsoliduar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe ndërthurjen me sistemin e mbrojtjes sociale.

Njëkohësisht duhet të theksohet se këto hapa do të synojnë një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve
shtetërore dhe atyre jo publike të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe ofrimit të
shërbimeve për fëmijët dhe familjet.

Përgjatë këtij rrugëtimi, disa pyetje të rëndësishme ngrihen dhe do të synohen të jenë pjesë e
diskutimit dhe reflektimit ndër-sektorial: