Nxënësit e Petro Ninit ngrenë zërin kundër dhunës

Agjencia mori pjesë  në takimin e organizuar nga nxënësit e gjimnazit Petro Nini Luarasi  “Realiteti i pranisë së dhunës në shoqëri: Parandalimi i saj”. Takimi u zhvillua në datën 4 Mars 2016 në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe në partneritet me UNDP dhe UN Women. Nxënësit e talentuar të kësaj shkolle paraqitën 13 spote aktrimi, që i kishin realizuar vetë, me mesazhe kundër të gjitha formave të shfaqjes së dhunës.

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve iu bashkua këtij aktiviteti në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit #UneMbrojFemijet