#‎UnëMbrojFëmijët

Një nga prioritet më të rëndësishme të arsimit sot në Shqipëri është parandalimi dhe eliminimi i dhunës në shkolla, nëpërmjet mënyrave të reja të disiplinës, në të gjithë sistemin arsimor 9 –vjeçar publik dhe jopublik. Projekti “COMBI” është një program komunikimi, i cili synon ndryshimin e sjelljes, nëpërmjet këtyre mënyrave të reja të disiplinimit për të promovuar sjelljet positive. Agjencia së bashku me Ministrinë e Mireqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Unicef, Qendra “Fëmijët Sot” në mjediset e DAR me datë 4 Prill në Tiranë zhvilluan takimin me përfaqësuesit e shkollave. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Planit të Punës në të cilat do të mbështetet zbatimi i programit COMBI dhe promovimi i Mënyrave të Reja të Disiplinës në shkolla.