Në nenin 38 të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, u kërkohet qeverive të marrin të gjitha masat e mundshme për tu siguruar që fëmijët nën 15 vjeç të mos marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake. Konventa ka vendosur moshën15 vjeç, si kufirin minimal në të cilën një individ mund të rekrutohet vullnetarisht  në forcat e armatosura. Protokolli Opsional i Konventës për të Drejtat e Fëmijës mbi përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura është një përpjekje për të forcuar zbatimin e Konventës dhe për të rritur mbrojtjen e fëmijëve gjatë konflikteve të armatosura.

Protokolli kërkon nga shtetet që e kanë ratifikuar atë  të marrin të gjitha masat e mundshme për tu siguruar që anëtarët e forcave të tyre të armatosura nën moshën 18 vjeç nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimet luftarake. Shtetet duhet gjithashtu të rritin moshën minimale për rekrutimin vullnetar në forcat e armatosura mbi 15 vjet, por nuk kërkon një moshë minimale prej 18 vjetësh. Megjithatë, protokolli ju thekson shteteteve që fëmijët nën 18 vjeç kanë të drejtën një mbrojtje të veçantë, kështu ç’do rekrutim vullnetar me mosha 18 vjeç duhet të përfshijë të gjitha masat e sigurisë së nevojshme. Më tej, protokolli opsional ndalon rekrutimin e detyruar nën moshën 18 vjeç. Shtetet palë duhet të marrin masa ligjore për të ndaluar grupet e pavarura të armatosura të rekrutojnë dhe përdorin  fëmijët nën moshën 18 vjeç në konflikte. Në vitin 2008 edhe Shqipëria është bërë pjesë e vendeve që kanë ratifikuar Protokollin opsional mbi përfshirjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura. Lexo Protokollin opsional të konventës për të drejtat e fëmijëve në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura