Shfrytëzimi seksual i fëmijëve, si shitja e fëmijëve, prostitucioni apo pornografia janë të përhapura në të gjithë botën. Rreth një milion fëmijë (shumica vajza por gjithashtu një numër i konsiderueshëm djemsh) hyjnë në tregun multimiliarder të seksit ç’do vit, duke vuajtur nga degradimi dhe kërcënimi për jetën.

Nenet 34 dhe 35, të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, thonë se qeveritë duhet të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual dhe të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që ata nuk janë rrëmbyer, shitur apo trafikuar. Protokolli opsional i Konventës mbi shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve plotëson Konventën duke i siguruar shteteve mjetet e nevojshme për t’i dhënë fund shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të fëmijëve. Ai gjithashtu mbron fëmijët nga shitja e tyre për qëllime jo-seksuale si përshembull punë të detyruar, birësime ilegale dhe dhurimit të organeve. Lexo Protokolli opsional i konventës për të drejtat e fëmijëve në lidhje me shitjen e fëmijëve, prostitucionin me fëmijë dhe pornografinë me fëmijë