Raportet e zbatimit të Planit të Veprimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge

eeoMbrojtja e fëmijëve në situatë rruge është tashmë në fokus të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si një nga grupet më vulnerabël të fëmijëve, të cilët janë të përfshirë në disa nga format më të këqija të punës. Aktualisht, po zbatohet një Plan Kombëtar ndërhyrje  me  synim koordinimin  e të gjithë aktorëve në përpjekjen për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge dhe për tu garantuar atyre një të ardhme më  të mirë.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve monitoron  dhe raporton periodikisht lidhur mbi zbatimin e këtij Plani. Agjencia harton raporte vjetore dhe periodike 3 mujore të ecurisë së zbatimit të Planit. Raportet hartohen  në bazë të raportimeve periodike të punës që është bërë në bashkitë e përfshira  në nismën për fëmijët në situatë rruge. Aktualisht   janë 7 bashki që kanë filluar ndërhyrjen në nivel lokal. Ndërhyrja filloi në Tiranë në 2014 e më pas  në Durrës, Elbasan dhe Fier. Në 2016 ndërhyrja u shtri  dhe në tre bashki të tjera, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Për tu  njohur me punën që është bërë  në bashkitë e përfshira mund të lexoni raportet e ecurisë së punës.

Lexoni:

Më poshtë  do të gjeni raportet tre-mujore  të zbatimit të panit të veprimit:

Në zbatim të Planit Kombëtar po hartohen  planet lokale për fëmijët në situatë rruge në  7 bashkitë e përshira. Planet lokale për fëmijët në situatë rruge lindën si nevojë për të koordinuar dhe organizuar aktorët, për të rritur përgjegjshmërinë dhe llogaridhenien, për të planifikuar burimet dhe për të zbatuar një detyrim kombëtar në nivel lokal. Në prill 2016, u miratuan planet lokale në tre bashki: Vlorë, Shkodër dhe Korçë. Janë hartuar draft – planet lokale në bashkitë, Elbasan, Durrës, dhe Fier dhe brenda vitit parshikohet miratimi i tyre. Në Tiranë ka filluar procesi i hartimit të planit lokal në koordinim me të gjithë aktorët vendore. Proçesi i hartimit të planeve lokale përfshiu disa faza deri në produktin përfundimtar dhe gjithë proçesi u koordinua nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve me mbështetjen e OSBE dhe UNICEF dhe në bashkëpunim me aktorët lokalë. Këto dokumente u hartuan me mbështetjen e Prezencës së e OSBE-së në Shqipëri,  në kuadrin e projektit “Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve nga trafikimi dhe shfrytëzimi”, i financuar nga Qeveria e Italisë. Më poshtë  do të gjeni planet lokale për fëmijët në situatë rruge në bashki:

——————————————————————————————————————————————————————————————————–

Raporti i të dhënave vjetore të punës së Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve 2015

Untitled

Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve funksionojnë brenda strukturës administrative të bashkisë si njësi e posaçme ose si njësi e strukturave të ngarkuara me çështje sociale dhe kanë për detyrë të identifikojnë dhe menaxhojnë rastet e fëmijëve në rrezik, që ndodhen brenda zonës ku kjo njësi shtrin juridiksionin e saj.

Bazuar në ligjin Nr 10347 datë 4.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka përgjegjësi të monitorojë dhe të kontrollojë zbatimin e këtij ligji si dhe punën e  Njësive për Mbrojtjen e Fëmijës (NJMF).

Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve raportojnë periodikisht  çdo tre  muaj dhe një herë në vit  pranë  ASHMDF. Në bazë të raportimit vjetor të NJMF-ve është hartuar raporti  me të dhëna sasiore dhe cilësore mbi punën dhe rastet e menaxhuara nga NJMF-të  për vitin 2015. Lexoni në versionin shqip dhe anglisht:

—————————————————————————————————————————————————————————————————-

Raporti i implementimit të planit të veprimit për fëmijë 2012-2015

UntitledRaporti i përgatitur nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve analizon zbatimin e objektivave të identifikuara dhe situatën aktuale në të cilën gjenden fëmijët sot. Raporti tregon se janë hedhur shumë hapa përpara në promovimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, megjithatë ai identifikon dhe mangësitë dhe bën rekomandime që do ti shërbejnë institucioneve për të orientuar veprimet e tyre në të ardhmen. Ky raport do të shërbejë si pikënisje për konceptimin e objektivave të reja të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020.

Për të ndërmarrë politika që do të jenë në interesin më të lartë të fëmijëve, është e rëndësishme që vetë fëmijët të jenë pjesë aktive e përcaktimit të të ardhmes së tyre. Pjesëmarrja e fëmijëve është një parim themelor i të drejtave të tyre, ndaj raporti i kushton një vend të rëndësishëm zërit të fëmijëve dhe botëkuptimit të tyre. Çështjet e fëmijëve janë në vëmendjen e qeverisë më shumë se kurrë më parë. Kemi para nesh proçese të rëndësishme të cilat do të na mundësojnë të përmirësojmë jetën dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Një nga hapat kyç do të jetë ndërtimi i një sistemi të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, ku të gjithë institucionet dhe shoqëria kanë një rol për të luajtur për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.

Lexoni Raportin i implementimit të planit të veprimit për fëmijë 2012-2015

——————————————————————————————————————————————————————————————————

Raporti “Hartëzimi dhe analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri”

Untitled2Qeveria, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile dhe partnerë në zhvillim, ka ndërmarrë masa për miratimin e një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve. Ky raport hartëzimi dhe analize ka për qëllim të identifikojë çfarë është arritur dhe cilat janë mangësitë që duhet ende të trajtohen. Hartëzimi dhe analizimi kanë përdorur metoda cilësore për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, përkatësisht shqyrtimi i dokumentacionit, intervistimi i personave kyç dhe fokus grupe.

Ky raport është i ndarë në shtatë fusha që për thjeshtësi quhen fusha tematike, të cilat janë: 1) kuadri normativ 2) struktura e sistemit 3) koordinimi 4) shërbimet 5) menaxhimi i rastit 6) menaxhimi i financave dhe administratës publike 7) monitorimi dhe vlerësimi. Raporti mbyllet me disa përfundime mbi qeverisjen e përgjithshme të sistemit dhe jep rekomandime për forcimin e sistemit.

Lexoni raportin “Hartëzimi dhe analiza e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri”

 

—————————————————————————————————————————————————————————————————–

Studimi mbi Abuzimin Seksual të Fëmijëve Brenda Rrethit të Besimit në Shqipëri

stu

Studimi mbi Abuzimin Seksual të Fëmijëve Brenda Rrethit të Besimit, i cili u realizua në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Terre des Hommes, i përgjigjet nevojave të institucioneve për të hedhur dritë mbi një fenomen i cili ka vëmendjen e tyre dhe kërkon ndërhyrje dhe politika të veçanta. Ai u krye në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri. Gjithashtu studimi i përgjigjet nevojës për monitorimin e detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Lanzarotës, dhe veçanërisht të raundit të parë të monitorimit, i cili ka në fokus kuadrin ligjor lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve brenda rrethit të besimit.

Lexoni Studimin mbi Abuzimin Seksual të Fëmijëve Brenda Rrethit të Besimit në Shqipëri

——————————————————————————————————————————————————————————————————

Draft raporti i Studimit Ndikimi i prindërimit në punësim në Shqipëri”

familje 2Impakti që ka prindërimi në punësimin në Shqipëri është vlerësuar mbi bazën e Studimit “Për Matjen e Standartit  të Jetesës”,  2012. Ndikimi që ka prindërimi në punësim është i rëndësishëm për vendet në zhvillim, të cilat nuk ofrojnë të njëjtën infrastrukturë dhe shërbime sociale në termat e përkujdesjes ndaj fëmijëve. Rezultatet e këtij studimit tregojnë se është e nevojshme që të ketë politika të ndjeshme gjinore në lidhje me ndikimin e të qenit prind në punësim, si dhe të marrë parasysh dallimin mes zonave urbane dhe rurale. Lexoni draft raportin e Studimit “Ndikimi i prindërimit në punësim
në Shqipëri”

———————————————————————————————————————————————————————————————————

Raport mbi sfidat dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit për mbrojtjen e fëmijës në nivel vendor

maqedonia_me_ligj_per_mbrojtjeQeveria Shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të mëdha dhe të rëndësishme, një ndër të cilat është edhe Reforma Territoriale. Reforma territoriale ka përcaktuar ndarjen dhe strukturën e re administrative në vend, të miratuar tashmë nga parlamenti. Përbërja dhe madhësia e njësive vendore ka ndryshuar, me qëllim krijimin e njësive vendore funksionale dhe efiçente në ofrimin e shërbimeve ndaj komuniteteve të tyre. Ndërkohë që konfigurimi territorial është përcaktuar, Qeveria e Shqipërisë po ndërmerr  reforma edhe në në fushën e mbrojtjes sociale. Në këtë këndvështrim ngritja dhe funksionimi i strukturave dhe shërbimeve vendore efikase për mbrojtjen e fëmijëve, është një nga pikat e rëndësishme që duhet të marrim në shqyrtim të përbashkët të dy këto reforma.

Lexoni  Raportin mbi sfidat dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit për mbrojtjen e fëmijës në nivel vendor

——————————————————————————————————————————————————————————————————–

Raporti Kombëtar mbi Situatën e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri 2013-2014

Untitled

Raporti për situatën e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri 2013 – 2014, i hartuar nga ASHMDF, synon të shkojë përtej  ligjërimeve politike dhe të sjellë në vëmendje sfidat, vështirësitë dhe hendeqet që ende ekzistojnë në mënyrë që fëmijët të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre.

ASHMDF luan një rol mjaft aktiv për t’u bërë zëri i fëmijëve dhe për të sjellë drejtpërdrejtë zërin e tyre, veçanërisht të atyre më të përjashtuar. Nxitja e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të fëmijëve në proceset vendimmarrëse duhet të kthehet në prioritet për të gjitha institucionet e tjera të pushtetit qendror dhe vendor, për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe programet e hartuara të kenë në qendër fëmijët.

Lexoni në versionin shqip dhe anglisht:

————————————————————————————————————————————————————————————————————–

Raporti vjetor i monitorimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 2012-2015, periudha Qershor 2012 – Maj 2013

CRP203Misioni ynë i përbashkët është të sigurojmë një nivel të përshtatshëm mirëqenieje, akses të pakushtëzuar për edukim dhe kujdes shëndetësor për të gjithë fëmijët, mbrojtje të veçantë për fëmijët në nevojë, viktima të abuzimit seksual, trafikimit, shfrytëzimit ekonomik dhe për fëmijët në konflikt me ligjin. Raporti vlerëson zbatueshmërinë dhe realizimin e objektivave sektoriale dhe masave  ndërsektoriale, që sigurojnë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të parashikuara në Planin e Veprimit për Fëmijë 2012-2015, per periudhën Qershor 2012 deri në Maj 2013. Raporti është përgatitur në bazë të informacioneve të raportuara nga institucionet qendrore  përgjegjëse për zbatimin e ligjit, njësitë për fëmijët në nivel qarku/bashki/komunë dhe shoqëria civile.

Lexoni “Raportin vjetor të monitorimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 2012-2015″, periudha Qershor 2012 – Maj 2013

—————————————————————————————————————————————————————————————————————

Raporti vjetor i monitorimit të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” 2011-2012

Miratimi i një ligji të ri për të drejtat e fëmijëve, erdhi si një domosdoshmëri për thellimin e reformës legjislative dhe institucionale, për të krijuar një 1672260948811mjedis mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët. Rritja e ndërgjegjësimit të familjes, shtetit dhe shoqërisë civile, parandalimi dhe eleminimi i fenomeneve që dëmtojnë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, përbëjnë objektiv madhor në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave  themelore të njeriut. Në këto kushte, duke e konsideruar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, një detyrim kushtetues, ligjor dhe moral, por edhe si një çështje e rëndësishme të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, u ndërmor iniciativa për hartimin e Ligjit ‘Për të Drejtat e Fëmijës”, i cili përfshin të gjitha të drejtat e fëmijëve si dhe mekanizmat që do të bëjnë të mundur garantimin e tyre.  Ky raport është raporti i parë që vlerëson zbatueshmërinë e këtij ligji, 1 vit pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të tij. Raporti paraqet ndryshimet e rëndësishme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe për plotësimin e kuadrit ligjor në zbatim të ligjit dhe dokumentat e rinj politikë që synojnë të përçojnë frymën e bashkëpunimit institucional duke filluar që nga hartimi i politikave të përbashkëta dhe të harmonizuara për realizimin e të drejtave të fëmijëve në tërësi.

Lexoni Raportin vjetor të monitorimit të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” 2011-2012

—————————————————————————————————————————————————————————————————————

Raporti për Vlerësimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët 2005-2009

12345484_1680805842177881_147483159841641492_nRaporti për vlerësimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Plani  Kombëtar i Veprimit për periudhën 2005-2009, synon pasqyrimin e situatës reale të zbatimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Kjo strategji mbulon të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, si në fushën e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit etj. Sipas këtij raporti, të drejtat e fëmijëve, përveçse në kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, duhen përfytyruar dhe realizuar si pjesë e platformave strategjike dhe dokumenteve të cilat kanë në qendër përfshirjen sociale në shoqëri. Strategjia kombëtare synon eliminimin e plotë të trafikimit dhe marrjen  në konsideratë, gjithashtu rritjen e mundësive për arsimim, përfshirjen, regjistrimin në gjendjen civile, eliminimin e punës së fëmijëve si dhe ndërtimin e rrjeteve në luftën kundër shfrytëzimit.

Lexoni Raportin për Vlerësimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Fëmijët 2005-2009

——————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Raportet e Konventës për të Drejtat e Fëmijve dhe rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve, Gjenevë

1

Konventa mbi te Drejtat e Fëmijës, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 20 nëntor 1989, është një nga aktet me të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës. Lexoni:

 

——————————————————————————————————————————————————————————————————————-

Studimi Kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në ShqipëriScreenshot_1

Studimi i kryer në periudhën Maj 2013 – Shkurt 2014, është ndërmarrë në kuadër të Reformës së Shërbimeve Sociale nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Arsis dhe GFK, mbështetur nga UNICEF dhe Save the Children. Ky studim ofron një panoramë të saktë të situatës të fëmijëve të rrugës në Shqipëri. Ai paraqet disa nga shkaqet; ndikimin mbi fëmijët që janë në rrugë; ndërhyrjet aktuale që i ofrohen fëmijëve të rrugës dhe sfidat reja qe dalin ne pah. Ky studim, përfundon duke dhënë strategji të mundshme mbështetjeje. Lexoni:

Studimi Kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri